Në xhaminë kryesore të qytetit në Ulqin, “Namazgjah”, të shtunën në mbrëmje, me rastin e lindjes së profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij të ndershme, është mbajtur Mevludi.
Për jetën e profetit të fundit të Zotit foli kryemami i Ulqinit Ali efendi Bardhi.
Hoxhallarët e Ulqinit kanë recituar pjesët prej Mevludi i mrekullueshëm i hafiz Ali Riza Ulqinakut, është lexuar Kur’ani, salavatet dhe janë kënduar ilahitë.
Xhamia e mbushur plotë ka pohuar që shënimi i lindjes së Muhamedit a.s. është një nga karakteristikat më të bukura të islamit tradicional të Ulqinit duke refuzuar njëkohësisht shpjegimet e paditura që ky është akt i risive.
“Ishte kjo natë për shpirt dhe kujtim”, komentoi një besimtar.
Elhamdulilah, video i qelluar. U gjet nje hoxhe ta spjegoi se ne te vertete se cka eshte mevludi. edhe e kategorizoi bukur: As nuk eshte farz, as vaxhib, as sunet. I lumte qe morri guxim ta thonte kete. Keshtu edhe ato qe nuk kane prezentu skane trete gje.
Mevludi eshte kenaqesi, bukuri, lezet. U rikthye kjo tradite e mrekullueshme ne Ulqinin tone! Elhamdulillah!
Pse a u ndalu ndonjehere? Qy qy kyt se paskem dite.
Nuk mund te ndalohet kjo bukuri, por pak njerezit u hutuan me antipropagande. Tani perseri shkelqen. Elhamdulillah. Selam gjithve!
Ky hoxha e spjegoi tamam se ku e ka “vendin”.