Tash disa ditë në fshatrat pranë kufirit në zonën e Anës së Malit (Kravar Lartë dhe Poshtë dhe Rashtishë) po bëhen vjedhje.
Siç pohojnë banorët vendas, në shënjestrën e plaçkitësve janë kryesisht makineritë dhe veglat bujqësore.
Prandaj ato u organizuan dhe nga e premtja mbrëmje bëjnë kujdestari për të ruajtur pronën e tyre.
Po ashtu, ato njoftuan organet kompetente për këto dukuri.