Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Negociatat, raundi i parë: PD-SË ORGANIZATA TURISTIKE, UDSH-SË KOMUNALJA

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjMbrëmë në Ulqin përfundoi raundi i parë i negociatave për ndarjen e pushtetit në Komunë të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Negociatat u mbajtën me iniciativë të PDS-së, ndërsa koordinator ishte anëtari i Kryesisë së partisë Halil Dukoviq.

Mbasi u dakordua që PDS-së ti takojë posti i Kryetarit të Komunës, ndërsa në vendin e kryetarit të Kuvendit të Komunës u zgjodh funksionari i Forcës, është e sigurt që përfaqësuesi i Partisë Demokratike do të jetë Drejtor i Organizatër turistike, gjersa Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të vazhdojë të drejtojë NP „Veprimtaritë komunale“.

Negociatat për ndarjen e funksioneve tjera në organet e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrje ku ajo është themelues do të vazhdojnë të dielën, kur do të dakordohet edhe data e mbajtjes së mbledhjes së parlamentit lokal në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i Komunës së Ulqinit.

2 comments

  1. Brravo per ju tan, e kena pru Forcen mi qa ne pec. As kryetar e as organizat turistike, aty ku kan ba dam ma se shumti. Veni kryetarit kuvendit isht kergja tjeter pos pozita e gjelit, me thir mledhjet edhe sa mu pa. Ishalla gjithmon njaty kajn mi pas perfaqsust e vet e kurr kryetar komune ose organizat turistike.
    Pa hall mare hall, si da ta kejn punen Fudoja tesh, tan ata shetrina neper Evrop neper shpin te popullit, ca me ba tesh miku kur nuk ka ma me mush trut e pllancin ne shpin te popullit??? Ja diften dallimi fizionomis trupit sat ne krahasim me para 2-3 vjetve.
    Kam qen simpatizus par kurr votus i Forces, ca i kan ba Ulqinit me ekspertat e vet, jazyk i qoft. Me pas ftyr ne at kry babune si kajn((GN+FH ma shum se tjert), ata nuk kishin dal kurr ma ne rrug e ja ke fol per te “mirat” si i kan edhe dojn mi ba per popull ne Ulqin
    Tesh Fatmiri ta diftojn se ja den te miren Ulqinit edhe ta vujt per DOT nji njeri te aft e te pa koruptumon, me qen edhe i ri isht plus i madh, par, sma merr menja se e len fotelen, duhet edhe vet me shetrit. Pytje tjeter isht, ku pa na venojn Gimin e Shimit? Aj isht “ekspert” tjeter si duhet mu gjet fotela
    Eeee vaj hall per Ulqinin

  2. O baj halli per poltikanet ton se e kan shti dreqin ne mes tyne e nuk u moren vesht me qeveris ulqini shqyptare e jo si esht nji fjal pupollore loja minit e nafaga dacit.se kur ka gjen vakti me votu kan than votoni shqyp por voten e shqyptarit e hollen ne er vec per karrika tyne a jo per shqyptart se pa vujn me sheku.esht marre dhe dom per politkanet dalin para kamers dhe qeshen se sa mir ju kkkena ba por mos te harrojn ata se nji dit ka me ardh vagti i votimesh e shqyptaret kan me qesh me ta

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top