Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Nën organizimin e Ambasadës së SHBA: GRUPI “BREAK OF REALITY” NË ULQIN

Break of realityBreak of Reality konsiderohet si një nga ansamblet më të mira botërore të muzikës alt(ernativo)-klasike. Break of Reality  dallohet për tingullin rock të violinçelit, ka bërë bashkë dëgjues të muzikës klasike, dhe ato të muzikës rrok.

Në vitin 2015, anëtarët e Break of Reality u emëruan ambasadorë të muzikës nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Krijuar në vitin 2003 në shkollën Eastman të Muzikës në Rochester, NY, Break of Reality ka arritë miliona dëgjues përmes platformave si Spotify dhe Pandora Radio, dhe interpretimi i tyre në kolonën zanore të filmit Game of  Thrones ka patur mbi 20 milion shikime në YouTube.

Grupi ka publikuar katër albume të plota, përfshirë The Sound Between (2006), Spectrum of Sky (2009), Covers (2012) dhe Ten (2014).

Gjithashtu grupi i është përkushtuar iniciativave  të ndryshme të edukimit nëpërmjet muzikës. Ai ka vizituar qindra shkolla publike në mbarë botën, duke performuar së bashku me studentët e muzikës dhe duke i inkurajuar ata të improvizojnë me instrumentet e tyre klasike.

Siç mëson Portali Ul-info, Break of Reality do të vijë në Ulqin në shtator, nën organizimin e Ambasadës së SHBA.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top