Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Nënkryetari Beci: NË TURQI PËR PRAKTIKË

DelegacioniGjatë vizitës së para pak kohëve të delegacionit të komunës së Ulqinit në Turqi është dakorduar shkëmbimi i nxënësve. Ekziston poashtu mundësia që me shpenzim të qeverisës së Turqisë Ulqinakët të bëjnë praktikën në këtë vend, si dhe për këtë gjë të marrinë edhe kompensim të caktuar, deklaroi për Portalin Ul-info anëtari i delegacionit dhe nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci.

Ai tha që për ato që dëshirojnë do të sigurohet edhe kurs pa pagesë i gjuhës turke i cili do të ndiqet në Qendrën kulturore islamike në Tivar.

Beci paralajmëroi që në ditët e ardhshme për realizimin e kësaj ide zyrtarët e komunës do të bisedojnë me drejtorët e shkollave të mesme të Ulqinit.

One comment

  1. Mas u munda mi mbrojt mar admin. A pernjimen xe bes dakush se ka me pas danjifar dobije prej ksaj vizite. Thjesht kanj shku kanj hanger e kanj pi, kanj ba qef si tan tjert para tyne, edhe tesh harrohet per nji jav. Nejse as nuk issht prit gja ma teper, ama mas u munoni mi ba t madhe ket pun, damek se qe kanj ba dicka atje

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top