Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

Nënshkruhen kontratat: NË TETOR NIS NDËRTIMI I RRJETIT TË KANALIZIMIT

KontrataKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq nënshkroi sot kontratën për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për katër vendbanime në Ulqin: Totosh, Mali i Bardh, Kodra dhe Braticë Poshtë me kompaninë italiane “Spiga”.

Siç thuhet, vlera e kësaj pune është rreth pesë milion euro, të marra në formë kredie nga Banka Investuese Evropiane.

“Me kontratë është paraparë që punimet të zgjasin një vit”, tha Nrekiq dhe shtoi se “pas kësaj gjendja në kanalin e Port Milenës do të jetë shumë më e mirë, sepse tani është bombë ekologjike”.

Po ashtu, të mërkurën është nënshkruar kontrata për kontrollin e punimeve në këtë projekt.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top