Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Nga 18 maji: DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE

Muzej, MuzeumiTema e caktuar nga KNM – ICOM për vitin 2020 është ” Muzetë për Barazi: Diversitet dhe Gjithëpërfshirje” vëndos theksin të trashëgimia e pasur botërore e cila më të gjithë diversitetin e sajë përfaqson thesarin e çmuar të krijimtarisë njerzore e cila duhet të mbrohet, valorizohet dhe promovohet më parimet e gjithëpranuara ndërkombëtare.

Në shënimin e kësaj dite  Muzeu vendor dhe Galeria e Arteve Ulqin – Njësi punuese e Qendrës për kulturë Ulqin organizon promovimin virtual të trashëgimisë kulturore të qytetit me temë: Trashëgimia materiale e Ulqinit.  Në këtë prezantim mund të kontribojnë të gjithë banorët e Ulqinit.

Në rrethanat e krijuara nga pandemia Covid 19 ku aktivitet janë të kufizuara dhe nxënësit e shkollave janë në shtëpi, përmes komunikit virtual mundësojmë që nga ambientet  familjare të gjithë të kemi mundësi të bëhemi pjesë e një ekspozite së përbashkët e cila ka për temë trashëgiminë materiale të qytetit.

Banoret e Ulqinit mund të bëhen pjesë e këtij aktiviteti duke fotografuar objekte të trashëgimisë materiale që posedojnë nëpër familjet e tyre, qofshin ato objekte etnografike, arkeologjike, teknike e artistike. Fotografitë të shoqërohen me një tekst ku jepet informacioni për objektin e fotografuar. Fotot e realizuara së bashku me tekstin  të dërgohen  në email-in e muzeut: muzeu.ul@gmal.com .

Faza e parë e dërgimit të fotografive të objekteve zgjatë nga 18 deri më 31 Maj 2020. Materialet e fondit të muzeut dhe të familjeve do të prezantohen në vazhdimësi në formë elektronike, përmes botimit dhe organizimit të ekspozitave duke filluar që nga 18 Maji 2020.

Pjesëmarrësit përmes email-it muzeu.ul@gmail.com mund të komunikojnë me Muzeun e Ulqinit për të marr të dhëna shtesë për këtë aktivitet.

Le të bëhemi të gjithë pjesë e promovimit të trashëgimisë materiale të Ulqinit .

Ju dëshirojmë shëndet të plotë.

Qëndra për kulturë Ulqin

Muzeu i Ulqinit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top