Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Nga e hëna: UNIVERSIADA E TENISIT NË TIVAR

Në terrenet e Klubit të tenisit “Bar”, nga 2 deri më 9 shtator do të mbahet Kampionati i 9 universitar evropian në tenis, në të cilin do të marrin pjesë 24 skuadra universitare më të suksesshme në Evropë.

Deri tani, në Kampionat universitare evropiane në tenis, një pjesë e madhe e pjesëmarrësve ishte e klasifikuar lartë në ATP dhe WTA listat, kështu që fillimin e shtatorit në Tivar do ta shënojnë ndeshjet e tenisit. Ajo që i lumturon organizatorët është që mbi 120 pjesëmarrës, tenistë shumë të mirë, nga 14 shtetet e botës do të kenë mundësi ta shohin Tivarin dhe Malin e Zi.

Në konkurrencën e meshkujve marrin pjesë universitet nga Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Norvegjia, Polonia, Rusia, Spanja, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe dhe Mali i Zi, ndërsa tek femrat nga Franca, Gjermania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rusia, Spanja, Turqia dhe Mali i Zi.

(Portal Analitika)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top