Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Nga fundi i javës së ardhshme: CUNGU NË ARABINË SAUDITE

2013-08-22 16.55.38Nga fundi i javës së ardhshme kryetari i komunës Nazif Cungu do të qëndroj në vizitë disaditore në Arabinë Saudite, mëson Portali UL-info. Ai, në delegacionin të cilin e udhëheq ministri malazez i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq, do ti prezantoj investitorëve potencial mundësitë për investime në komunë të Ulqinit.

Bisedat më të rëndësishme ky delegacion do ti bëj në Xhida, ku është selia e Bankës islamike për zhvillim (IBR).

Themeluesit e këtij institucioni financiar janë 58 shtetet anëtare të Organizatave të konferencës islamike.

Në fillim të shtatorit, në vizitë tek IBR qëndroj delegacioni i Bashkësisë islame të Malit të Zi, në krye me Rifat ef. Fejziqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top