Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Nga fundi i javës: ULLINJTË E ULQINIT NË PORTO MONTENEGRO

maslinovo-ulje-otok-hvar-tradicionalna-prerada-slika-20901506Edicioni i dytë “Tregu i prodhimeve vendase malazeze” do të organizohet nga fundi i kësaj javë, prej më 14 deri më 16 gusht, në marinën “Porto Montenegro” në Tivat.

Restorantet në këtë vendbanim luksoz nautik do të ofrojnë specialitetet e veçanta gastronomike të kuzhinës vendase dhe internacionale, ndërsa gjatë manifestimit dyditorë prodhuesit nga Mali i Zi do të prezantojnë dhe “plotësojnë gastro-hartën” të regjioneve në vend, ndër të cilat, siç thuhet, do të jenë edhe ullinjtë e Ulqinit.

Përndryshe, duke marrë parasysh gjendjen e tanishme Ulqinakët as këtë vit nuk presin që, për të tretin vit radhazi, do të ketë prodhim të mirë në ullishtat e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top