Nga shtatori: POLICIA KOMUNALE ME PRANGA DHE SHKOP

Lisice, policijaKuvendi i Malit të Zi në fund të vitit të kaluar ka miratuar Ligjin për polici komunale, me 9 muaj afat për implementim. Kjo do të thotë se në atë periudhë edhe komuna e Ulqinit do të duhet të kryej të gjithë detyrimet dhe të sjell aktet nënligjore.

Sipas këtij ligji, policët komunal kanë kompetenca shumë më të mëdha. Ato do të mund të japin paralajmërime, urdhër me gojë, të vërtetojnë identitetin, t’i heqin lirinë autorët e kundërvajtjes. Do të mund të ndalojnë dhe përkohësisht të largojnë nga komunikacioni makinat, të kontrollojnë sendet dhe përkohësisht t’i sekuestrojnë, të përdorin video kontrollin dhe fuqinë fizike, shkopin, si dhe mjetet për prangosje.

“Me implementimin e këtij ligji do të përmirësohet rendi komunal”, vlerësojnë nga komuna e Ulqinit dhe thonë se do të ketë trajnime rigoroze të cilët para se të punësohen do të duhet t’i kryejnë policët e ardhshëm komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…