Friday , May 24 2019
Lajmi i fundit

NGJALA E TEJDUKSHME

Nga fillimi i nëntëdhjetave, mbas kontrabandës së naftës dhe benzinës nga Shqipëria, Buna është lum i plagosur. Disa herë për arsye të pakujdesit të kontrabandistëve karburanti është derdhur në lum, e kur ai përzihet me ujin e ftohtë pasojat për ekosistem zgjasin me vite.

Për këtë arsye nga Buna u zhduk ngjala e tejdukshme (e pa pigmentuar), peshk lumor shumë i rrallë dhe shumë i bukur, e cila jeton në ujë të pastër si kristali. Është vërtetuar që migracioni sezonal i ngjalës së tejdukshme fillon në nëntor, ndërsa mbaron në prill-maj, ku më intensiv është në periudhën shkurt-prill. Gjatësia mesatare e trupit të ngjalave migruese është 57mm, ndërsa masa trupore mesatare është 0,171g.

Kilogrami i ngjalës së tejdukshme në tregjet evropiane kushton disa qindra euro.

Ekspertët theksojnë që mënyra e vetme e ripërtërirjes së fondit të peshkut është lëshimi i peshkut të egër – ngjalës së tejdukshme në lum.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top