Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Ngjarja e vitit: NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR NDËRTIMIN E AKVA PARKUT

Akva (2)Ulqini deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm duhet të fitojë akva parkun më të madh në këtë pjesë të Ballkanit. Marrëveshjen për këtë e nënshkruan sot në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka dhe Sahret Hajdarpashiq, drejtori ekzekutiv i kompanisë “Ulcinj akva park & Entertainment”, themelues dhe pronar i së cilës është kompania e njohur turke “Polin”.

Gjeka falendëroi të gjithë të cilët në çfarë do mënyrë kanë marrë pjesë në realizimin e kësaj pune duke thënë se ky është mesazh i mirë edhe për investitorët tjerë. “Ulqini nuk ka kohë të pres: na nevojiten investimet, vendet e reja të punës, klimë e mirë investuese”, tha ai.

Hajdarpashiq theksoi që investimi i përgjithshëm për ndërtimit e parkut ujor në Shtoj do të jetë rreth 7,5 milion euro. “Eksperienca e Turqisë tregon që këto lloj objektesh ndikojnë në zgjatjen e sezonit dhe rritjen e të ardhurave”, shtoi ai.

Polin, përndryshe, deri tani ka pajisur rreth 2500 mijë akva parqe në botë. Vitin e kaluar ka ndërtuar parkun ujor në Francë, ndërsa kjo është hera e dytë që paraqitet si investitor i pavarur.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm personalitete të shquara nga jeta politike dhe ekonomike e Malit të Zi dhe Ulqinit. Ndër to ishin dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Sulo Mustafiq, funksionarët komunal, drejtorët e ndërmarrjeve publike, agjencive dhe organizatave, kryetarët e PDS-së dhe PSD-së në Ulqin Loro Nrekiq dhe Selim Resulbegoviq, Lidhjes demokratike dhe Iniciativës qytetare “Perspektiva” Mehmet Bardhi dhe Amir Hollaj, si dhe drejtori ekzekutiv i UBA Ibrahim Milla.

Ato po ashtu panë prezantimin e projektit të ardhshëm i cili do të gjendet në tokën me sipërfaqe 25,5 mijë metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top