Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

NHP “Riviera e Ulqinit”: MIRATOHET VENDIMI PËR QIRADHËNIEN E NJË PJESE TË PRONËS

Ulcinjska rivijeraKuvendi i aksionarëve të Ndërmarrjes hotelerike – turistike “Riviera e Ulqinit” solli të enjten vendimin për qiradhënien 30 vjeçare të një pjese të pronës të kësaj ndërmarrje.

Bëhet fjalë për qiradhënien e hoteleve “Olimpik” dhe “Belvi” dhe kampit “Neptun” në Plazh të madh.

Për këtë vendim kanë votuar përfaqësuesit e fondeve shtetërore të cilët kanë 63 për qind të aksioneve të “Rivierës së Ulqinit”, ndërsa kundër ishin aksionarët pakicë.

Drejtori i Rivierës Mikan Zec, i cili drejtoi Kuvendin, tha se ka besim në vendimet të cilët do t’i sjell Qeveria e Malit të Zi. “Tani është momenti i duhur për këtë punë, për adaptimin dhe rikonstruktimin e këtyre objekteve. Besoj që kjo mund të jetë punë e mirë për Ulqin dhe për tërë Malin e Zi”, theksoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top