Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

NHT „Riviera e Ulqinit“: AKSIONARËT E VEGJËL KUNDËR „SHITJES SË HESHTUR“

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijeraAnëtarët e Shoqërisë së aksionarëve të Ndërmarrjes hotelerike – turistike „Riviera e Ulqinit“ i dërguan letër të hapur Qeverisë së Malit të Zi duke thënë se janë të pakënaqur me qëllimin që procesi privatizues në këtë ndërmarrje të hapet me dhënien me qira të një pjese të pronës.

Më herët është njoftuar se me 27 prill është caktuar Kuvendi i jashtëzakonshëm i aksionarëve në të cilin duhet të sillet vendimi për qiradhënie afatgjate të hoteleve „Olimpik“, „Belvi“ dhe kampit „Neptun“. Për to është e interesuar kompania kroat Karisma Hotels Adriatic.

„Me qiradhënien afatgjate të pronës së vet, ndërmarrja humb kuptimin e punës, gjegjësisht mbetet subjekt juridik puna e të cilit kufizohet vetëm në marrjen e qirasë. Modeli i paraparë paraqet diskriminimin e aksionarëve pakicë nga ana e aksionarit shumicë – shtetit, dhe interesat e aksionarëve pakicë, të cilët kanë 36,5 për qind të aksioneve, në tërësi diskriminohen“, shtohet në letër.

Theksohet që aksionarët e vegjël dëshirojnë privatizim të vërtetë nëpërmjet shitjes së aksioneve ose dokapitalizimit, e jo nëpërmjet modelit të „shitjes së heshtur“ nëpërmjet qiradhënies afatgjate.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top