Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

NHT “Riviera e Ulqinit”: NGA SHITJA E MAGAZINËS KOMPENSIMET PËR PUNËTORË

ulcinjska-rivijera-olympic-04Nga Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” është deklaruar që parat e fituara nga shitja e magazinës në Totosh në pjesën më të madhe do të shpenzohen për pagesën e kompensime për punëtorët që do të largohen nga puna. “Presim që rreth 80 të punësuar që janë para pensionit ose për arsye tjera dëshirojnë të lëshojnë firmën, do të vendosin të marrin kompensimin”, thanë për Portalin Ul-info nga kjo ndërmarrje.

Sipas asaj çfarë ne mësojmë, kompensimi mesatar do të jetë rreth gjashtë mijë euro.

NHT ”Riviera e Ulqinit” momentalisht ka 215 punëtorë. Prej tyre, siç pohojnë, gati gjysma janë tepricë, ndërsa mosha e tyre mesatare është 57 vite.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top