Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

NHT “Riviera e Ulqinit”: PËR DY MUAJ TENDERI, QIRAMARRËS EDHE “TUI”

Karisma Hotels AdriaticAdministrata e Ndërmarrjes hotelerike turistike “Riviera e Ulqinit” ka caktuar për datën 27 prill mbledhjen e jashtëzakonshme të aksionarëve ku do të sillet vendimi për qiradhënien afatgjatë të pjesëve të pronës në periudhën deri në 30 vjet.

Siç shkruan “Vijesti”, bëhet fjalë për dhënien me qira afatgjatë të hotelit Belvi, Olimpik dhe të kampit Neptun, për të cilët është e interesuar kompania kroate e menaxhmentit për hotele Karisma Hotels Adriatic, të cilën e përbëjnë Agrokori kroat, zinxhiri i hoteleve meksikane Karisma dhe turoperatori gjerman TUI.

Burime të kësaj gazetë thonë se konzorciumi i Todoriqit në periudhën e kaluar është interesuar tek zyrtarët qeveritar për hotelet e Ulqinit.

Ato janë interesuar edhe për qiramarrja afatgjate të Adës së Bunës, por për këtë ide, për momentin, me siguri nuk do të diskutohet në kuvendin e ardhshëm të aksionarëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top