Friday , December 6 2019
Lajmi i fundit

NIMANBEGU DHE SHKRELA: TË NDIHMOHET QË KRIPORJA TË MBIJETOJË

“Koha për grumbullimin e kripës ka kaluar dhe tani mbetet vetëm shpresa që miratimi i përfundimeve do të ndihmojë që Kriporja të mbijetojë”, tha deputeti i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu.Shkrela - NimanbeguAi duke folur në Kuvendin e Malit të Zi ka pyetur publikisht në bazë të cilit ligj punëtorëve të Kombinatit të aluminit të Podgoricës (KAP) do të ju mundësohet që të marrin kompensimin nga Qeveria, ndërsa punëtorëve të Kripores jo. “Kriporja është për Ulqin, ajo çfarë është KAP-i për Podgoricë”, tha Nimanbegu dhe shtoi që shteti, Qeveria dhe Prokuroria duhet të vërtetojnë se në çfarë mënyrë është privatizuar kjo ndërmarrje e Ulqinit.

Deputeti i PDS-së, Luigj Shkrela, ka thënë që problem i Kripores është politik, ekonomik dhe lokal, e shteti duhet të ndihmojë në mënyrë që të gjendet zgjidhja për mbijetesën e saj. “Kriporja është e rëndësishme për Mal të Zi dhe Ulqin dhe ajo duhet të mbijetojë”, theksoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top