Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Nimanbegu: LIGJI PËR SIMBOLE MË I MIRË, POR…

Nimanbegu_Genci_06a1Kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve dhe nënkryetari i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar që Ligji i propozuar për përdorimin dhe shfaqjen e simboleve kombëtare është më i mirë se ekzistuesi, por që nuk janë respektuar propozimet e këshillave nacionale.

Ai për agjencinë MINA tha që nuk është në rregull të caktohet numri prej 15 për qind të përfaqësimit të pakicave për shfaqjen dhe përdorimin e simboleve kombëtare në njësitë e vetëqeverisjes lokale.

“Po ashtu, vërejtja jonë kryesore ishte që kemi obligimin e institucioneve në nivel lokal që gjykatat, shkollat të shfaqin simbolet kombëtare të pakicave të cilat jetojnë në atë hapësirë, gjë që nuk është përfshirë në ligjin e propozuar”, shtoi Nimanbegu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top