Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

Nimanbegu: NUK DIMË AKOMA A DO TË PËRKRAHIM KANDIDATIN E PDS-SË

Genci NimanbeguDeputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu deklaroi se akoma nuk e din se a do të përkrah Forca e re demokratike kandidatin për president të partnerit të vet të koalicionit Partisë demokratike të socialistëve.

“Nuk mund të jap as përgjigje pozitive dhe as negative. Është e qartë që me PDS-në kemi koalicionin në nivel lokal dhe shtetëror. Kemi ekperiencën nga viti 2013 kur votuesit në Ulqinit ishin ato që anulonin fletët e votimit. Atëherë në Ulqin numri i fletëvotimeve të anuluara ishte rreth 13 për qind. Ka akoma kohë deri në shpalljen e zgjedhjeve për president, edhe pse ato me shumë mundësi do të mbahen në mars ose prill, akoma duhet të ndërtohet bashkëpunimi më i mirë në mes të partive tona”, tha Nimanbegu për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, vërehet që nga fjalët në vepër shpesh ekziston dallim i madh.

“Kjo gjë është shumë evidente në komunë të Ulqinit, kur dedikimi i deklaruar për punë të përbashkët në komunë është nën hijen e disa veprimeve të cilët prishin këtë bashkëpunim, e nuk e forcojnë”, shtoi ai.

 

 

One comment

  1. Hajd pa kasavet se keni me e perkrah e keni mi ba rekllam si asnjiher deri tesh. Ju jeni njerz si e keni fotelen n zemer, mazalla me ju ardh aja dit mi lan. Per at arsy, keni mu rreshtu aty ku tju thojn Bosi edhe keni me ba taman at cka ka me ju than

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top