Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Nimanbegu: PARTITË SHQIPTARE TË RIDEFINOJNË MARRËDHËNIET ME PDS

Deputeti i Forcës së re demokratike në parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ka deklaruar që mbas shtyrjes së re të referendumit për komunën e pavarur të Tuzit partitë nacionale shqiptare duhet të ridefinojnë marrëdhëniet me Partinë demokratike socialiste. “Nuk jemi më në situatë të luajmë me besimin e qytetarëve. Siç duket, rretheve të caktuara nuk i konvenon që të respektohet kontrata”, tha ai për “Vijesti” dhe theksoi që duhet të shihet cila është rrugëdalja nga kjo situatë.

Nimanbegu shtoi që është me rëndësi të bëhen të gjitha që referendumi të mbahet sa më shpejt.

Sipas fjalëve të tija, FORCA mbas bisedës me partnerin e koalicionit, Iniciativën qytetare të Vasel Sinishtajt, do të marrin qëndrim politik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top