Nimanbegu për „Dan”: NE DO TË DONIM ME TË TANËT, POR MUNDEMI DHE ME PDS (DPS)

genciForca e re demokratike ja ka dërguar ftesën për bisedime partive tjera shqiptare për formimin e koalicionit qeverisës në Ulqin, sepse kjo zgjidhje mendohet si më e natyrshmja, por në rastin e përgjigjes së tyre negative nuk ja mbyll derën marrëveshjes me Partinë demokratike të socialistëve, ka deklaruar për “Dan” nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu.

Ai tha që kjo parti në Këshillin qendror ka vendosur që përparësi ka formimin e qeverisë me partitë nacionale. “Më afër dhe më natyrshëm në këtë moment kemi që pushtetin në Ulqin ta formojmë me partitë shqiptare nacionale. Nuk mbyllim derën para askujt”, tha Nimanbegu dhe theksoi që Forca pret që partitë shqiptare sa më parë të deklarohen për ftesën që ju dërgoj.

„Kontaktet jozyrtare ekzistojnë gati çdo ditë, por pres të shoh dhe reagimet zyrtare në ftesën tonë. Pas kësaj do të definojmë se kur do të fillojnë bisedimet. Në rastin e përgjigjes negative do të shohim diçka tjeter“, shtoi ai.

I pyetur „kjo diçka tjetër a nënkupton bisedimet me PDS (DPS), nënkryetari i Forcës është përgjigjur që partia e tij nuk ja ka mbyllur dyert paraprakisht askujt“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…