Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Nimanbegu: REALIZIMI I VOGËL I MARRËVESHJES ME PDS

genciNënkryetari i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar që kjo parti nuk është e kënaqur me realizimin e marrëveshjes së koalicionit me Partinë demokratike të socialistëve, si dhe që Mali i Zi është larg nga kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Ai për “Dan” tha që është e qartë që nuk ekziston vullneti politik për realizimin e kërkesës për komunë të plotë të Tuzit, si dhe që nuk ka proces cilësor të realizimit të marrëveshjes për decentralizim.

“Shtrohet pyetja deri kur mund të besojmë në marrëveshjet e nënshkruara. Edhe pse nuk ka shkelje të madhe të marrëveshjes, aq më pak ka realizim të saj”, shtoi Nimanbegu.

Sipas fjalëve të tija, dëshmia më e mirë që organet ligjore kanë marrëdhënie inerte ndaj atyre të cilët shkelin ligjin dhe vullnetin e lirë të zgjedhësve janë punësimet në Ulqin para zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2012.

One comment

  1. Bravo, bravo tjeter ska cka mu thane ketu

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top