Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Nis projekti “Mendo lokalisht – vepro lokalisht”: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT NË ULQIN

2 (1)Qytetarët dhe qytetaret e Ulqinit në të gjithë anketat thonë se problemet e tyre kyçe janë papunësia, standardi i ultë jetësor dhe korrupsioni.

Kur bëhet fjalë për korrupsion, ajo është bërë faktor rëndues dhe kufizues për zhvillimin e shoqërisë. Dhe jo vetëm korrupsioni i lartë, por edhe ai i ashtuquajtur i vogël, me të cilin qytetaret dhe qytetarët ballafaqohen më shpesh, në gati të gjithë sferat e jetës dhe të veprimtarisë.

Por, për të gjitha këto flitet shumë pak publikisht dhe akoma më pak shkruhet.

Kujtojmë që vetëm para dhjetë vitesh zyrtarët malazez theksoni se “në këtë shtet nuk ka korrupsion”! Tani lufta kundër korrupsionit është prioritet në integrime evropiane.

Më në fund është kuptuar, mbas presionit të madh të BE-së, sektorit civil dhe medieve, që kjo dukuri patologjike shkatërron shoqërinë dhe institucionet, edhe pse rezultatet konkrete vazhdojnë të jenë shumë modeste.

Nëpër këtë rrugë duhet të ecim edhe ne në Ulqin në mënyrë që ky qytet të jetë vend më i këndshëm për jetë dhe punë për çdo qytetar dhe qytetare të tij.

Portal Ul-info edhe deri tani ka dëshmuar për rastet korruptive, e në pesë muajt e ardhshme OJQ “Ul iinfo” do të jetë pjesë e projektit të madh “Mendo lokalisht – vepro lokalisht” – Lufta kundër korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e financon BE-ja.

Do të bëjmë një sërë aksionesh me qëllim ngritjen e vetëdijes për këtë problem dhe implementimin konsistent të Planit lokal të aksionit për luftë kundër korrupsionit të cilin e ka miratuar Kuvendi komunal i Ulqinit.

Fundja, të gjithë ne, qytetaret dhe qytetarët, jemi të ftuar të japim kontributin në forcimin dhe prosperitetin e shoqërisë dhe komunitetit tonë, e të gjithë jemi përgjegjës për parandalimin e mungesës së rendit, në këtë rast mos implementimin e ligjit dhe vendimeve të miratuara, dhënien e ryshfetit dhe keqpërdorimin e pozitës publike për shkak të interesit personal.


 

Europian UnionProjektin “Ulqini kundër korrupsionit” e realizon OJQ Ul info, ndërsa është i përkrahur përmes programit “Mendo lokalisht – vepro lokalisht! – Lufta kundër korrupsionit në nivel lokal” të cilin e realizon Qendra për arsimim qytetarë (CGO), në bashkëpunim me OJQ “Bonum” nga Plevla, OJQ Inkubator nga Kotorri dhe OJQ “Qendra për gazetari hulumtuese (CIN) nga Podgorica, si dhe financohet nga Bashkimi evropian.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top