Tuesday , January 23 2018
Lajmi i fundit

NJË EPIZODË INTERESANTE ME KORSARËT ULQINAK

Në qershor të vitit 1658 një flotë e vogël me anije kusarësh nga Ulqini dhe Santa Maura, pas plaçkitjes nëpër bregdetin e Apulisë, u drejtua kah ujërat e Dubrovnikut dhe edhe këtu bëri grabitje: përpara ujdhesës Llastovo robëruan disa peshkatarë, u kap gripi i kapitenit Pero Lujak nga Gruzha, i cili transportonte lëkura në panairin e Senegalisë, u mor një fregatë, pronë e cavtatasve, e lënë në hapësirën detare… Mirëpo, më parë se të arrinte në Ulqin, një fustë piratësh u përfshi nga furtuna, andaj edhe u strehua në Novi. Kur padroni jeniçer i atjeshëm njohu, në zinxhirët e kusarëve, robërit dubrovnikas, ai e mori nga ulqinakët në harmoni me ato privilegje që sulltanët ia kishin dhuruar Dubrovnikut. Reisi i fustës së përmendur arriti pas kësaj madje në Sarajevë dhe i ishte ankuar beglerbeut të Bosnjës Seid Ahmet Pashës, duke i dhuruar një robëreshë të re dubrovnikase, të cilën agai i Novit nuk kishte arritur ta lirojë. Pasha kërkoi nga Porta që padronit t’ia merrte detyrën, ndërsa vetë i kishte çuar fjalë se do t’ia presë kokën porsa ta kapë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top