Sunday , January 24 2021
Lajmi i fundit

Noveliq (EEMZ): VLERA E CENTRALIT DIELLOR NË ULQIN MBI 200 MILION EURO

Energjia diellore, Solarna energijaDrejtori ekzekutiv i Elektroekonomisë së Malit të Zi Igor Noveliq deklaroi se projekti i ndërtimit të centralit diellor “Mali i Brisë” po ecën me dinamik të planifikuar.

“Qeveria miratoi Vendimin për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Planit Hapësinor Urbanistik të Ulqinit duke krijuar kështu kushtet hapësinore – planifikuese për ndërtimin e fazës I. Pra, u planifikua ndërtimi i centralit sipas fazave, ku faza e parë do të jetë me fuqinë minimale të instaluar prej 50 MW, në afatin 18 mujor dhe e dyta me fuqi të përgjithshme të instaluar të centralit diellor më të madhe se 200 MW, në afatin 36 mujor, nga dita e nënshkrimit të Kontratës”, tha ai për “Pobjeda”.

Noveliq shtoi se vlera e përgjithshme e të dy fazave të projektit u vlerësua me rreth 211 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top