Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

NP “Ujësjellësi rajonal”: NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR MIRËKUPTIMIN NË MJEDISIN ARSIMOR

 

Jevric VukoticNë hapësirat e NP “Ujëjellësi rajonal Bregdeti malazez” të premten u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim në mjedisin arsimor, në mes të rektorit të Universitetit Donja Gorica, prof. dr. Veselin Vukotiq dhe drejtorit të Ujëjesllësit rajonal, Goran Jevriq.

Rektori i Universitetit Donja Gorica prof. dr. Veselin Vukotiq shprehu kënaqësinë që kishte mundësinë që të vizitojë burimin Bolje sestre dhe fabrikën për prodhimin e ujit me të njëjtin emrë, duke theksuar rëndësinë e këtij sistemi dhe kësaj kompanie.

Ai theksoi se uji është resurs i madh për të cilin nuk jemi sa duhet të vetëdijshëm ndërsa Ujëjesllësi rajonal është një nga ndërmarrjet më të mira që kishte mundësi ti vizitojë.

Drejtori i Ujësjellësit rajonal Goran Jevriq tha se “pas nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim me Universitetin e Malit të Zi vitin e kaluar, e para kësaj edhe me Akademinë e shkencave të Malit të Zi, Ujëjellësi rajonal përmbylli bashkëpunimin me institucionet shkencore – arsimore në Mal të Zi dhe se tani me ma shumë vullnet mund ti dedikohemi realizimit të vizionit të zhvillimit të mëtejmë dhe përmirësimit të sektorit të ujit në Bregdetin malazez”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top