Nrekiq: BOJKOTI I KUVENDIT ZGJEDHJE PERSONALE E BASHOVIQIT

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicKryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro  Nrekiq ka thënë se brenda kësaj partie në Ulqin nuk ka krizë dhe vlerësoi se bojkoti i Kuvendit komunal nga ana e këshilltarit dhe sekretarit të KK PDS Borisllav Bashoviq është zgjedhje e tij personale.

„Kolegu Bashoviq është i hidhëruar sepse nuk ka marr përgjigje në pyetjet të cilat ja dërgojë kryekomunarit të tashëm dhe atij paraardhës. Mendoj se kjo do të zgjidhet, ndërsa vendimi që mos të vijë në mbledhje është e drejta tij“, tha në deklaratë për „Dan“ Nrekiq, i cili është shef i Parlamentit lokal.

Ai vlerësoi se PDS-ja si skuadër funksionon mirë dhe se kështu do të vazhdohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…