Nrekiq: DO TË KETË PUSHTET MBAS RAUNDIT TË DYTË TË NEGOCIATAVE

Stari grad UlcinjKryetari i Këshillit komunaë të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka shprehur bindjen që Ulqini së shpejti do të fitoj pushtet të ri. “Presim takimin e partive shqiptare dhe përgjigjen përfundimtare. Mendoj që nuk do të vij deri tek marrëveshja e tyre”, tha ai për “Dnevne novine”.

Sipas fjalëve të tija, nuk është mirë që disa individ për shkak të karriges kërkojnë të bëhen kryetarë të komunës dhe theksojnë njëfarë patriotizmi”.

Kryetari i PSD-së në Ulqin Selim Resulbegoviq ka deklaruar që për këtë komunë do të jetë më së miri që pushtetin ta formojnë dy parti qytetare dhe dy shqiptare, gjegjësisht PDS, PSD, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. “Ky opsion do të ishte më i miri” shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…