Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Nrekiq: INVESTIMET KAPITALE TË ULQINIT NË BUXHETIN E QEVERISË

Loro NrekicKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se investimet tashmë kanë nisur dhe se Qeveria e Malit të Zi dhe shteti i Malit të Zi i ktheu sytë nga Ulqini.

Ai tha se pret ndihmën e Qeverisë që t’i bëjë disa investime kapitale, sepse, siç theksoi, ne nuk kemi fond që në këtë mënyrë të realizojmë këto investime.

“Investimet kapitale janë bulevardi nga rrethrrotullimi, bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu deri tek bulevardi Teuta, bëhet fjalë për bulevardin Nënë Tereza. Ky aks është ngushticë e qytetit në mes Plazhit të Madh dhe Ulqinit, kështu që nëse këtë e vendosim në investimet për vitin 2019, që të parashihen mjetet në buxhetin shtetëror, besoj se mund ta përfundojmë para sezonit. Kemi bindjen se nëpër buxhet do të kalojë ky investim kapital”, tha Nrekiq për Info Biro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top