Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Nrekiq: KONKURSI MIS SHQIPËRIA NUK E KA VENDIN NË ULQIN

Loro Nrekic, Ljoro Nrekic, Loro NrekiqKryetari i Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq mendon që vendimi i kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka që përzgjedhja e sivjetme për mis Shqipëria të mbahet në Ulqin është marketing i keq politik dhe që përzgjedhjet nacionale të bukurosheve duhet të mbahen në vendet mis-i i kujt zgjidhet. Nrekiq për Portal Analitika tha që ai dhe anëtarët tjerë të PDS-së së Ulqinit nuk do të lejonin që ky manifestim të mbahet në Ulqin, sepse, siç tha, kjo është e qartë që irriton dhe kjo “nuk është mirë”.

“Konkursi për mis është gjithmonë i mirë për qytet në të cilin mbahet manifestimi. Unë, si opozitar dhe si Shqiptar, nuk do të pajtohesha me deklaratat e disa përfaqësuesve të opozitës në nivel shtetëror që bëhet fjalë për provokim politik. Mirëpo, nëse unë do të vendosja, si Shqiptar dhe si anëtarë i PDS-së, e mendojë dhe për ndonjë anëtarë tjetër të PDS-së, konkursi për mis Shqipëria nuk do të organizohej në Ulqin. Edhe pse mendoj që nuk ka konotacione politike, kjo siç duket irriton të tjerët dhe kjo nuk është mirë”. Ky është ndoshta marketing i mirë turistik, por i keq politik, ndërsa përzgjedhjet nacionale të bukurosheve duhet të mbahen në vendet mis-i i kujt zgjidhet”, tha Nrekiq.

5 comments

  1. Deleted by admin!

  2. Na korrite!!

  3. Pa mar Loro edhe mis Shqipria e pasket frik qi vijn me nej nji jav par ta Rust qi blejn shpia e toka e qi kan me nej pergjithmon ta munen.Edhe ju I thoni vetit Shqiptar ne pds……………..

  4. Loro leji shqiptaret malsoret e bukuroshet e shqipnise sone te dashtun rahat e mos I nguc. A kupton shqip apo jo. Ulqinit I duhen kto gjana , festivale, manifestime, turneja, lojna, turista prej vendeve tjera te botes e sidomos prej shqipnis kosoves malesis . Se ULQINI eshte qytet shqiptar ma I bukuri ne bote .

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top