Thursday , May 23 2019
Lajmi i fundit

Nrekiq: KREU I PARTISË NA NDIHMON QË TË MARRIM PUSHTETIN NË ULQIN

Partia demokratike e socialistëve në vazhdimësi tenton të rikthej pushtetin e humbur në Ulqin, është deklaruar nga kjo parti. Sipas fjalëve të kryetarit të Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq, në këtë punë është kyçur dhe kreu i partisë. “PDS është i gatshëm të marrë pushtetin lokal dhe të përgjigjet për veprimet e veta. Pushteti i cili nuk përgjigjet për atë çfarë bën nuk është pushtet”, tha ai për “Vijesti”.

Sipas informatave tona, kryesia e PDS-së dëshiron koalicion sa më të gjerë në Ulqin, ku përveç kësaj partie dhe Forcës, gjithsesi do të kishte vend dhe për Partinë demokratike të Fatmir Gjekes, si aleatë besnik në nivelin shtetërorë. Ndërsa Gjeka dëshiron që edhe dy partitë tjera të koalicionit qeverisës çalues në Ulqin, Partinë Socialdemokrate dhe Iniciativën qytetare “Perspektiva”, të qëndrojnë në pushtet.

Funksionarët e lartë të shumicës qeverisëse në Ulqin në fillim të kësaj jave kanë folur në Podgoricë me drejtorin politik të PDS-së Tarzan Millosheviqin për ri kompozimin e skenës politike në këtë komunë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top