Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Nrekiq: LOKALET NË ULQIN TË HAPEN QË SOT

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj 2“Kafenetë dhe restorantet duhet të hapen që sot”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq nga tubimi protestues i hotelierëve i cili u mbajt para ndërtesës së administratës lokale.

Ai tha se numri i personave të infektuar në komunën e Ulqinit është në rënie dhe është nën 800 në 100.000 banorë, prandaj organet kompetente duhet të marrin vendimin në pajtim me këtë të dhënë.

“Situata epidemiologjike në Ulqin është e komplikuar, por jeta duhet të vazhdojë. Lokalet nuk i kontribouan infektimit”, shtoi ai.

Nga Shoqata e hotelierëve kanë thënë se ato vetëm kërkojnë të punojnë dhe se kanë fituar përkrahjen e kolegëve të tyre nga qytetet tjera në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top