Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Nrekiq: MBLEDHJA E KUVENDIT TË MARTËN

Loro Nrekiq, Kuvendi, SkupstinaKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq ka deklaruar për Portal Ul-info që të martën e ardhshme do të mbahet seanca e gjashtë e rregullt e Parlamentit lokal.

Sipas fjalëve të tija, në Kolegjium me përfaqësuesit e grupimeve politike në Kuvend është dakorduar që në atë mbledhje të shqyrtohen 13 pika të rendit të ditës.

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
2. Propozim Vendimi për plotësime dhe ndryshime për caktimin e parcelës urbanistike dhe katastrale në pjesën NP PDU për lokalitetin „Ranë“ në Ulqinit,
3. Propozim Vendimi për plotësime dhe ndryshime për caktimin e parcelës urbanistike dhe katastrale në pjesën NP PDU për lokalitetin „Pinjesh 1“ në Ulqinit,
4. Propozim Vendimi për plotësime dhe ndryshime për caktimin e parcelës urbanistike dhe katastrale në pjesën NP PDU për lokalitetin „Pinjesh 2“ në Ulqinit,
5. Propozim Vendimi për plotësime dhe ndryshime për caktimin e parcelës urbanistike dhe katastrale në pjesën NP PDU për lokalitetin „Meterizi 1“ në Ulqinit,
6. Propozim Vendimi për plotësime dhe ndryshime për caktimin e parcelës urbanistike dhe katastrale në pjesën NP PDU për lokalitetin „Meraja 2 “ në Ulqinit,
7. Projekt Elaborati për sistemin e pagesës dhe kontrollit për parkim për Komunën e Ulqinit me zonat e ndara,
8. Propozim vendimi për emrat e lagjeve në teritorin e komunës së Ulqinit,
9. Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në vendimin e Kryetarit të komunës së Ulqinit numer 01-238/16 prej 13.05.2016.
10. Propozimi për dhënien e pëlqimit në vendim për themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara „ Ujësjellësi dhe kanalizimi“-Ulqin.
11. Propozim vendimi për marrjen e tokës për kompletim të parcelës urbanistike numër 226 në zonën A nga PN e PDU-së „ Qyteti i Ulqinit „ për lokalitetin „Totosh“, komuna e Ulqinit,
12. Propozim vendimi për të ardhurat e funksionarëve lokal të komunës së Ulqinit,
13. Propozim vendimi për të ardhurat e zyrtarëve në pushtetit lokal të komunës së Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top