Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

Nrekiq: NIS NDËRTIMI I RRJETIT TË KANALIZIMIT PËR KATËR VENDBANIME

32DBB9DA-A8B3-49D6-9BD5-DA09A5AB5450Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se këtë muaj do të zgjidhet ofertuesi më i mirë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në vendbanimet Kodra, Mali i Bardh, Totosh dhe Braticë Poshtë.

Krediti për këtë punë të rëndësishme u morr nga Banka Evropiane Investuese me vlerë prej pesë milion eurosh.

Sistemi sanitar i kanalizimit në këto vendbanime do të jetë me gjatësi prej 11,9 kilometër.

Nrekiq paralajmëroi se në fillim të pranverës do të nis realizimi i projektit të furnizimit me ujë dhe të derdhjes së ujërave të zeza me Bankën Gjermane KfW.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top