Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Nrekiq: NUK KA DHE NUK DO TË KETË NDARJE MBI BAZA FETARE DHE NACIONALE NË ULQIN

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq vlerësoi se ngjarjet e djeshme në Shas nuk mund të prishin marrëdhëniet e mira ndërnacionale dhe ndërfetare në këtë komunë.

“Nuk do të ketë pasoja. Njihemi të gjithë këtu në Ulqin dhe në Mal të Zi. Edhe pse ka njerëz që dëshirojnë grindje, grindje dhe ndarje nuk ka në Ulqin”, vlerësoi ai në deklaratën për Radio Evropa e Lirë.

Sipas fjalëve të tija, kishte incidente të vogla nga ana e disa njerëzve konfliktuoz të cilët dëshiruan ta “zmadhojnë” këtë, nga njëra dhe tjetra anë, të Shqiptarëve që jetojnë në këtë hapësirë dhe të atyre që erdhën me mitropolitin Amfillohije.

“Mirëpo, sipas meje çdo gjë shkojë në mënyrën më të mirë. Policia siguroi këtë pjesë, patjetër në bashkëpunim me organet e Komunës. Liturgjia u mbajt dhe ato shkuan, u larguan në qetësi, kështu që nuk kishte probleme më të mëdha edhe pse dikush dëshiron ta prezantojë si problem fetar. Nuk është ashtu”, shtoi kryetari Nrekiq.

One comment

  1. Mark K. Shkreli

    Pajtohem se nuk eshte problem fetar por eshte problem i madh kombetar. Amfilohije akoma krenohet me ngritjen e nje konzerve-kishe mbi Rumine shqi[tare, uzurpoi manastiret shqiptare ne Liqenion e Shkodres, po perpiqet te uzurpoi edhe koshen e Shen Marise ne Krjae dhe tani kishat e ipeshkvise se Shasit. Te gjitha keto i ben per te pervetesuar objektet fetare ashtu qe me vone t’i perdori si deshmi te autoktonise malazese ne keto troje. Me keqardhje dua te konstantoj se ne, gte mjeret shqiptare nen MZ, kemi mbetura jetima, pa udheheqesi lokale, pa perkrehje as mbrojtje nga shteti ame, Shqiperia.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top