Sunday , March 29 2020
Lajmi i fundit

Nrekiq: NUK KA PUNËSIME PARTIAKE, PUNËSOHEN VETËM NJERËZIT E AFTË DHE PROFESIONIST

Loro NrekicDuke demantuar disa artikuj gazetaresk, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se nuk ka punësime mbi baza partiake në këtë Komunë. Në këtë vetëqeverisje vendore, siç nënvizoi, punësohen vetëm njerëz të aftë dhe profesionist.
“Disa gazetarë dëshirojnë ta bëjnë mizën bullë. Përherë ka ekzistuar nevoja për njerëz që e kryejnë punën në mënyrë të suksesshme. Ky nuk është punësim partiak, por nevojë e vetëqeverisjes vendore për njerëz të cilët duhet ta kryejnë një punë të caktuar”, shtoi Nrekiq.
Ai, në deklaratë për agjencinë gazetareske Infobiro Montenegro, rikujtoi se PDS-ja, në krye me atë, tash një vit po e ushtron pushtetin në këtë qytet.
Nuk e kundërshton që disa të punësuar kanë libreza partiake, por është këmbëngulës që i vetmi kriter për punësim ishte aftësia e individit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top