Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

Nrekiq: PAS FITORES TONË NUK DO TË IKET NGA ULQINI

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicBartësi i listës së PDS-së në zgjedhjet e ardhshme Loro Nrekiq ka deklaruar se kjo parti do të triumfojë në zgjedhjet në Ulqin dhe pas 4 shkurtit me partnerët e koalicionit do të marrë përgjegjësisnë për drejtimin e qytetit.

Ai për CdM tha se kanë plan të zhvillojnë Ulqinin, të realizojnë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe nga Ulqini të bëjnë qytet ku qëndrohet dhe fitohet, e jo nga i cili iket.

Nrekiq thekson se është me rëndësi që në mandatin e ardhshëm në krye të qytetit të jetë njeriu nga PDS-ja. “Duhet të marrim dhe të kemi përgjegjësi absolte për vetëqeverisjen lokale në Ulqin. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që të realizohen projektet e shumta. Në listën e më të rëndësishmve është rruga magjistrale të cilën e bënë shteti i Malit të Zi nga Krytha deri në Ulqin, me vlerë gjashtë milion euro. Filloi projekti i kompanisë Karisma në Rivierën e Ulqinit, me vlerë më të lartë se 30 milion euro. Gati 20 milion do të investohet në rrjetin e ujësjellësit. CEDIS do të investojë 5 milion në elektro – rrjetin, ndërsa do të ndërtohet edhe rrjeti i kanalizimit për katër vendbanime”, theksoi Nrekiq.

Shton se kjo nuk është e gjitha, por vetëm një pjesë e projekteve që planifikojnë të përfundojnë.

“Do të përfundojmë projektet kapitale kyçe të cilët i filluam. Ulqini ka resurs nacional. Nga një qytet i pazhvilluar planifikojmë të bëjmë qytetin i cili do të jetë i zhvilluar dhe në të cilin do të vihet me qejf, e jo që të rinjtë të ikin nga qyteti”, theksoi Nrekiq.

One comment

  1. Tash ma se 20 vjete jeni ne pozite Z. Nrekiq. Pse tani do te ndryshoi situata? Apo vetem eshte retorike para-zgjedhore. Ende i genjeni votuesit, vetem vazhdoni…

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top