Monday , July 15 2019
Lajmi i fundit

Nrekiq: PDS DO TË KETË 24 ORGANIZATA LOKALE

Loro NrekiqKëshilli Komunal i Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin dje solli vendimin për formimin e organizatave lokale të PDS-së dhe për mbajtjen e zgjedhjeve në këto organe partiake, njoftoi kryetari i Këshillit Loro Nrekiq.

Ai tha se organizatat lokale krijohen si formë themelore e organizimit dhe të vepruarit të kësaj parti në parim territorial.

Sipas fjalëve të tija, në Ulqin do të formohen 24 organizata lokale të PDS-së të cilët do të përfshijnë tërë territorin e Komunës dhe të gjithë vendvodimet.

“Aktivitetet që i paraprijnë Konferencës komunale zgjedhore, e cila do të mbahet me 30 qershor, do të zhvillohen në harmoni me udhëzimet të cilët i hartoi Këshilli Qendror i partisë. Në bazë të parimeve të barazisë gjinore dhe përfshirjes të të rinjve organet e reja të PDS-së do të kenë 30 për qind të grave dhe 20 për qind të të rinjve”, përfundoi Nrekiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top