Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se situata epidemiologjike në Ulqin, e as në shtet, nuk është e mirë, sepse institucionet janë të lodhura nga beteja me pandeminë.
Deri tani ishin 33 raste të vdekjes në këtë komunë, prandaj s’mund të thuhet se situata është e shkëlqyer.
“Vetëdija nuk është në ato nivele sa të ndjek parametrat epidemiologjike. Ndodhi përhapja e epidemisë”, tha Nrekiq në Programin e mëngjesit në TVMZ.
Ai tha se tubimet janë gjëja më e keqe dhe arsyeja e përhapjes së përshpejtuar të infeksionit në këtë qytet.