Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Nrekiq: PRESIM GJEKEN DHE FORCEN

Kuvendi, Loro Nrekiq, SkupstinaBartësi i listës i Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka thënë në deklaratë për Portal Analitika që sipas informatave që ai ka nuk kishte ndërhyrje të Tiranës dhe Prishtinës në negociata për formimin e pushtetit lokal në Ulqin.

“Këto janë vetëm spekulime të cilat janë lançuar nëpërmjet rrjetave shoqërore në radhë të parë Facebook-ut. Nuk kam informata për ndërhyrje të çfarë do lloji nga këto dy adresa”, tha Nrekiq në deklaratë për Portal Analitika.

I pyetur të komentoi mossuksesin e negociatave të partive shqiptare të formojnë shumicën në Ulqin, Nrekiq tha që nuk është mirë që mbas 24 viteve është zgjuar nacional romantizmi tek Shqiptarët.

“Kjo nuk është mirë. Prapë ne në PDS presim Gjekën dhe Forcën të shohim çka do të bëjnë ato. Edhe pse ekzistojnë kontaktet, nesër mbas mbledhjes së Këshillit ekzekutiv do të formohet skuadra e cila zyrtarisht do të bëj negociata për formimin e pushtetit lokal në Ulqin. Sigurisht, çdo partner në nivel shtetëror është partneri jonë potencial”, tha Nrekiq.

Nrekiq shtoi që PDS është parti multinacionale dhe zbuloi që nga nëntë këshilltarët e PDS-së të cilët do të marrin pjesë në parlamentin lokal të Ulqinit, madje tetë janë Shqiptarë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top