Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Nrekiq: PUSHTETI I RI NË FILLIM TË JAVËS SË ARDHSHME

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicMbledhja në të cilën do të zgjidhen drejtuesit e ri të Komunës dhe Kuvendit komunal të Ulqinit do të mbahet të hënën, deklaroi për Portalin Ul-info shefi i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq.

Ai tha se këshilltarët do të mblidhen edhe këtë të enjte. “Atë ditë do të miratojmë ndryshimet e Planit detaj urbanistik për Fushë të Ulqinit dhe Programin e objekteve të përkohshme, të cilat më herët i nënshkroi kryekomunari Fatmir Gjeka. Mbas kësaj do të konstatojmë dorëheqjet e Gjekës dhe të kryeparlamentarit Fuad Haxhibeti”, shtoi Nrekiq.

Ai tha se me këtë renditje të veprime pajtohen të gjithë partnerët e koalicionit të pushtetit të ri në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top