Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Nrekiq: SË SHPEJTI DO TË GJEJMË INVESTITORIN PËR MAVRIAN

Ljoro Nrekic, Loro NrekiqKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se Komuna së shpejti do të gjejë investitorin për ndërtimin e kompleksit turistik në Mavrian.

Në korrik ai tha se këtë kodër mbi gjirin e Valdanosit, në sipërfaqe prej 63 hektarësh, u planifikua ndërtimi i tre hoteleve luksoze me 105 vila, të cilat gjithsej do të kishin rreth pesë mijë shtretër, si dhe marinën.

Nrekiq tha se Komuna do të kërkoi pëlqimin e Ministrisë së Financave për shitjen e kësaj pjese të tokës, e cila vlerësohet rreth 20 milion euro.

“Kjo është rruga që Komuna të dal nga bllokada në të cilën gjendemi nga mesi i muajit të kaluar”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top