Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

NREKIQ: SEANCA E KUVENDIT NUK DUHET TË VAZHDOHET NË KORRIK

Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka deklaruar të enjten që pushteti lokal për gati dy vite nuk ka përmbushur pritshmërinë e qytetarëve. “Pushteti lokal nuk arriti të asfaltoj asnjë metër rrugë me mjete nga buxheti komunal, kështu që është e qartë që qeverisja nuk funksionon siç duhet”, tha ai.

Nrekiq për Radio Ulqin tha që “nuk është obligim ligjor që deri në fund të korrikut të përfundohet seanca e Kuvendit komunal të Ulqinit”, e cila është ndërprerë para fillimit të diskutimit për Raportin e punës së kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu për vitin 2012.

Sipas fjalëve të tija, të gjitha opsionet për përballimin e krizës janë në tavolinë. Ai përsëriti që Ulqinit nuk i nevojiten zgjedhjet dhe që PDS duhet të marrë përgjegjësinë në pushtetin lokal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top