Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Nrekiq: TË GJITHA INSTITUCIONET KANË NDONJË TË INFEKTUAR

Ljoro NrekicKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se korona ka hyrë në pothuajse të gjitha institucionet në qytet duke përfshirë edhe ato të arsimit.

Në pyetjen e Antena M se a ka të infektuar në mesin e nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme ai tha se për nxënësit nuk kanë informata, por kanë për disa profesorë.

“Të gjitha institucionet duke filluar nga shkollat, policia, Shtëpia e Shëndetit, Komuna, CEDIS, kanë ndonjë të infektuar“, tha Nrekiq.

Thotë se problem është mungesa e infektologëve, sepse një në Ulqin është pak. “Ne si Komunë dhe Shtëpia e Shëndetit kërkuam edhe një, sepse njerëzit presin radhën për të kryer testimin, si dhe për të hyrë në spital të mjekohen”, tha Nrekiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top