Nrekiq: TË HËNËN FILLOJNË BISEDIMET

Loro Nrekic, Ljoro Nrekic, Loro NrekiqBartësi i listës zgjedhore i Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq tha në deklaratën për Portal Analitika që të hënën do të fillojnë negociatat për formimin e qeverisjes lokale në Ulqin. Nrekiq tha që në atë komunë partnerë potencial të PDS-së janë të gjithë subjektet politike me të cilët janë në koalicion në nivelin shtetëror.

“Të gjithë që i kemi partnerë në nivel shtetëror do të thotë edhe koalicioni i Gjekes, edhe UDSH, edhe FORCA, edhe PSD janë partnerët potencial për formimin e pushtetit lokal në Ulqin”, tha Nrekiq. Ai njëkohësisht demantoi informatat nga mediet që tashmë kishte negociata për formimin e pushtetit lokal duke pohuar që kemi të bëjmë me spekulime.

“Deri tani nuk kishte asnjëfarë negociatash zyrtare”, tha Nrekiq.

Portali Analitika thekson që ekziston më shumë variante të formimit të qeverisjes në Ulqin, por që, siç qëndrojnë gjërat tani, shumica më e mundshme është PDS-UDSH-Gjeka. Koalicionin e mundshëm të partive shqiptare, për të cilin ditët e fundit është spekuluar në medie, e ka kufizuar vet Fatmir Gjeka duke deklaruar që është i mundshëm koalicioni me UDSH dhe FORCË por pa Nazif Cungun gjë që në thelb i ka mbyllur derën koalicionit shqiptarë.

Kjo do të thotë që formimi i pushtetit në Ulqin pa PDS është i mundur vetëm matematikisht, ndërsa si shumica potenciale janë të mundur koalicionet PDS-FORCA dhe PDS-Gjeka-PSD. PSD (SDP) pas zgjedhjeve në Ulqin ka shprehur pritshmërinë që do të marrë pjesë në pushtetin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…