Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

Nrekiq: ULQINI NË DYER TË MËDHA KTHEHET NË HARTËN TURISTIKE TË EVROPËS DHE BOTËS

Loro NrekiqKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se përfundimi i punimeve në kompleksin „Holiday Villages Montenegro“ do të thotë hapjen e faqes së re të turizmit të Ulqinit.

„Me të gjitha ato që në afat rekord bëri kompania e njohur Karisma në Plazhin e madh, si dhe me planet e paralajmëruara të cilët do ti realizojë në dy vitet e ardhshme, Ulqini kthehet në dyer të mëdha në hartën turistike të Evropës dhe botës. Kjo të gjithëve na gëzon pa masë, por njëkohësisht vendos para nesh si administratë lokale sfida dhe obligime të reja“, tha ai duke shprehur kënaqësinë që Qeveria e Malit të Zi dhe kryeministri Dushko Markoviq njohën dhe përkrahën fuqishëm vizionin e ripërtrirjes së turizmit në këtë pjesë të Bregdetit.

Sipas fjalëve të tija, Komuna e Ulqinit do të jetë e hapur për bashkëpunim të plotë në realizimin e projekteve të mira të cilët nxisin zhvillim, punësim dhe të cilët janë në veçanti të drejtuara kah rritja e cilësisë së ofertës turistike të këtij qyteti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top