Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Nrekiq: ULQINI SË SHPEJTI DO TË JETË KOMUNA MË E PASUR NË MAL TË ZI

Ljoro Nrekic, Loro NrekiqNjeriu i parë i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq beson se ky qytet do të bëhet komuna më e pasur malazeze edhe pse gjendja është shumë e vështirë për shkak të borxhit i cili tejkalon 42 milion euro, duke mos numëruar këtu rreth 11 milion euro borxh për paga dhe kontribute të ndërmarrjeve ku themelues është Komuna.

Parashikimet e vetëqeverisjes së re vendore janë që së shpejti Ulqini do të jetë komuna më e pasur malazeze. Hapi i parë ishte që të zgjidhen kuadrot më të përgatitur dhe më të arsimuar pavarësisht përkatësisë partiake ose ndonjë tjetër, duke treguar kështu që i vetmi interes për ato është që të kthejnë shkëlqimin e vjetër kësaj komune.

“Mendoj që Ulqini ka parakushte të shkëlqyera për zhvillim të përshpejtuar. Jemi dëshmitar që në periudhën e pasluftës, në vend të ripërtrirjes së pritur, për fat të keq erdhi deri tek shkatërrimi sistematik i ekonomisë, emigrimit të popullsisë, si dhe stagnimit në të gjitha segmentet e shoqërisë. Prandaj është e nevojshme që të bëhet kthesa e madhe sistematike, reformat radikale dhe ndryshimet në punën dhe funksionimin e administratës lokale, si dhe maksimalisht të shfrytëzohen potencialet, mjetet dhe burimet e shumta për zgjidhjen e problemit të papunësisë së madhe”, tha për Dnevne Novine Nrekiq.

2 comments

  1. kujt po i kallzoni ju se do jet se shpejti i pasur ky qytet ? a nuk jetoni ju ne ulqin zotri nrekiqi? mosni more, Zoti (Perendia) i ka dhen ulqinit pasuri qe pak qytet ne mal te zi i ka (gezon) keto kushte ne te gjitha aspekte pervec nga ana individualitetit (gje qe e verteton vet koha), mund te thoni qe se shpejti do te ket ndryshime (apo pastrime) politike me keta lloj udheheqsash ne komunen ton e pastaj mund te flasim edhe me gjer .

  2. Dmth funksionart e lart te komunes kajn me qen ma te pasunt ne MZ.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top