Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Nrekiq uron Bajramin: FESTA LE TË FORCOJË SOLIDARITETIN, HUMANIZMIN DHE TOLERANCËN

Ljoro Nrekic, Loro NrekiqKryetari i Ulqinit Loro Nrekiq të gjithë besimtarëve myslimanë i uron festën e Kurban Bajramit.

“Të dashur besimtarë Më lejoni që,në këtë ditë të shenjtë të kremtimit të Festës së Kurban Bajramit, në këtë moment simbol të shprehjes së flijimit dhe sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit dhe të dashurisë për njeriun, t’ju shpreh urimet e mia më të mira e më të përzemërta.

Në këtë ditë feste ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë mishërues dhe tolerant. Të ndihmojmë njeri–tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Uroj nga zemra që ditët e festës ti kaloni në mirëkuptim,harmoni në familje e me miq.

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Zoti i bekoftë familjet tuaja me harmoni, paqe e dashuri!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top