Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Nrekiq zgjidhet Kryetar i Komunës: ËSHTË NDER DHE PRIVILEGJ, POR EDHE PËRGJEGJËSI E MADHE

Loro NrekicKryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Loro Nrekiq u zgjodh sonte për Kryetar të Komunës së Ulqinit.
Ai pas dhënies së betimit tha se është “nder, krenari, privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe të jesh në krye të këtij qyteti të lashtë”.
“Të gjithë aftësitë e mija politike, morale dhe intelektuale do ti vejë në funksion të ruajtjes së vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe zhvillimit të Ulqinit. Besoj që me punën time të deritashme kam treguar që gjithmonë kam dhënë dhe do të jap përparësi dialogut dhe marrëveshjes si të vetmes gjuhë të politikës së suksesshme e cila ndërton mirëkuptim dhe mirëqenie”, tha Nrekiq.
Sipas fjalëve të tija, Ulqini nuk ka kohë për humbje. “Duhet të ecim në hap me kohën. Ulqini, qyteti jonë ka shumë potencial, kështu që ju ftojë që së bashku të punojmë në valorizimin e këtyre potencialeve”, tha kryetari i ri i Komunës duke iu drejtuar këshilltarëve dhe qytetarëve të Ulqinit.
Për zgjedhjen e Nrekiqit ishin 28 këshilltarë, kundër ishin këshilltarët e URA-së, gjersa këshilltari i PSD-së abstenoi.
Në mbledhje nuk ishin të pranishëm dy këshilltarët e Forcës.

One comment

  1. Urime Loro, ishalla Zoti te qet ne rrug te drejt e te nimen me e cu Ulqinin perpara. Sa per pun, kergja mas me berka ti me dor, nuk munesh me ba ma pak se ka ba qirosi me ekspertat e ti. Vec aman mas vjedh se kja komun ka met dajre, e kan vjedh, e kan plackit tan kryetart si me pas qen okupator e ja qytetart e Ulqinit
    Per hater ton edhe tjotin, urime edhe Zoti te nimoft

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top